Thaçit dhe Veselit i lejohet një pjesë e apelit për shkeljet dhe ligjshmërinë e Speciales
Gjykatësi i procedurës paraprake ua ka pranuar disa nga ankesat ish-kryetarit të Kuvendit, Kadri Veselit dhe ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit.
Ankesat e Thaçit dhe Veselit kanë të bëjnë me “ligjshmërinë e Dhomave të Specializuara si dhe pretendimet për shkeljen e të drejtave kushtetuese të të akuzuarve”.
Vendimi i gjyqtarit paraprak, do të thotë se Thaçit dhe Veselit i është lejuar që t’i apelojnë disa nga çështjet që ata i kanë ngritur.
Kësisoj, vendimi i gjyqtarit të procedurës parakrake është si vijon:
-Pranohet aplikacioni i Kadri Veselit.
-Pranohet pjesërisht aplikacioni i Hashim Thaçit.
-Refuzohet kërkesa e mbrojtjes së Thaçit për të hedhur poshtë përgjigjen ndaj aplikacionit të Thaçit dhe kërkesën e saj për të paraqitur përgjigje të mëtejshme.
-Vërteton çështjen e dytë, shtatë dhe nëntë të riformuluar në paragrafët 39 dhe 57, si dhe çështjen e pestë dhe tetë.
-Refuzon lejen për të apeluar çështjen e parë, tretë, katërt dhe çështjen e gjashtë.
Argumentimet si të plota dhe çështjet e pranuara dhe refuzuara mund t’i lexoni duke klikuar: KËTU.
Kësisoj, për çështjen në fjalë, presidentja e Gjykatës Speciale ka caktuar Apelin që do të merret me këtë çështje të përbërë nga gjyqtarët: Michele Picard, Kai Ambos dhe Emilio Gatti.