Thaçit dhe Veselit u vazhdohet paraburgimi
18 tetor 2023
| 12:10
Ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe ish-kryetarit i Kuvendit, Kadri Veseli u është vazhduar masa e paraburgimit nga Gjykata Speciale.
Vendimi është marrë nga trupi gjykues dhe është arsyetuar me faktin e rrezikut apo pretendimeve për ndërhyrje në procedurë.
Thaçi dhe Veseli janë duke u mbajtur në paraburgim nga nëntori i vitit 2020.