
Thanë se i kanë numrat, por Albulena Haxhiu akuzon ‘opozitën’ për tendenca bllokuese
17 prill 2025
| 13:11
Albulena Haxhiu nga Lëvizja Vetëvendosje, ka bërë me dije se ka marrë pjesë në konsultime me kryesuesin e seancës konstituive të Kuvendit, Avni Dehari.
Gjatë mbledhjes, sipas saj, LDK-ja ka thënë se shprehuar qëndrimin se Avni Dehari s’ka të drejtë t’i ftojë në takim konsultativ. AAK-ja, ka thënë Haxhiu, ka deklaruar se duhet vazhdohet ku mbeti seanca e parë.
Por, Haxhiu ka thënë se deputetët s’mund të betohen pasi ka vendim për mosverifikimin e mandateve, ndërsa PDK-ja, sërish në takim ka kërkuar dorëheqjen e anëtarëve të qeverisë.
“Në këto rrethana nuk e dimë se si të vazhdojmë tutje. Por, është e qartë se ka tendencë të hapur për të bllokuar konstituimin e kuvendit dhe për këtë janë përgjegjëse partitë opozitare”, ka thënë ajo./REL