
Thaqi, afër Partizanit
12 dhjetor 2017
| 09:44
Reprezentuesi i Kosovës në futboll, Armend Thaqi, mund të transferohet në afatin kalimtar të janarit në Superligën Shqiptare.
Lajmin e kanë bërë të me dije të hënën mediet shqiptare, kurse skuadra që e dëshiron mbrojtësin e Gjilanit është skuadra e Partizanit nga Tirana.
Thaqi, që ishte pjesë edhe e Hajvalisë dhe Prishtinës, pas formës së mirë në dy vjetët e fundit me Gjilanin, ka marrë ftesën edhe nga përfaqësuesja, me të cilën ka debutuar në ndeshjen miqësore ndaj Letonisë (4-3).