Thaqi: Duam tri pikë ndaj KEK-ut
02 shtator 2018
| 13:16
Trajneri Arsim Thaqi, ka thënë për “Epokën e re” se synim i skuadrës së Flamurtarit sot në ndeshjen ndaj KEK-ut është vetëm fitorja.
Thaqi e ka vlerësuar KEK-un si një skuadër të papërshtatshme.
“Nuk ka kundërshtar të lehtë. I tillë është edhe KEK-u. Kjo u vërtetua edhe në ndeshjen e kaluar ku Gjilani mezi arriti t’i arkëtojë pikët e plota. Ne qëndrojmë me këmbë në tokë, edhe pse kemi arritur dy fitore dhe në ndeshjen ndaj KEK-ut do t’i qasemi me seriozitet të madh për të arritur fitore, pasi kjo dhe ndeshja tjetër me Lirinë janë shumë të rëndësishme për klubin tonë”, ka thënë Thaqi.
/Veton ZYMBERI/