Thaqi: E mposhtëm kundërshtarin më të fortë
Mbrojtësi i Ballkanit, Armend Thaqi, ka folur pas ndeshjes ndaj Dinamo Zagrebit, për të cilën tha se kjo fitore iu jep qetësi për ndeshjet në vazhdim.
Thaqi tha se sot, Ballkani e mposhti kundërshtarin më të fort të grupit dhe kjo, sipas tij, është një arsye që të luftojnë për ta kaluar grupin.
“Por nuk duhet ta përsërisim atë që e bëmë vitin e kaluar pasi vitin e kaluar ishim në një moment më të mirë për ta kaluar grupin por s’e bëmë”.
“Në qoftë se e fiton një ndeshje nuk do të thotë që e kalon grupin. Por, normal se me këtë fitore na është rritur vetëbesimi, por assesi s’kemi arritur diçka që ka marrë fund. Kemi edhe katër ndeshje deri në fund, por do të luftojmë me mish e shpirt”, tha Thaqi, njofton Klankosova.tv.
Më tej, ai merita i dha edhe trajnerit të Ballkanit, Ilir Dajës, për të cilin tha se lojtarët po i mban me këmbë në tokë dhe po iu tregon se si duhet vepruar në fushë.