Thaqi emërohet trajner i FC Suhareka

10 tetor 2023 | 13:11

Skuadra e Ligës së Parë, Suhareka e ka emëruar Arsim Thaqin në postin e trajnerit.

Klubi suharekas një ditë më parë e ka shkarkuar Granit Begollin, derisa sot e emëroi në vend të tij Arsim Thaqin. Ky i fundit ka drejtuar shumë klube në Kosovë dhe ka një përvojë të jashtëzakonshme.

“Ju njoftojmë që kemi arritur marrëveshje me timonierin e ri të skuadrës tonë z.Arsim Thaqi i cili do vazhdojë rrugëtimin tonë drejt sukseseve dhe objektivave të klubit. Thaqi u prezantua nga i pari i klubit z.Rrustem Aliaj dhe nën praninë e aksionarëve të klubit. Një emër i njohur i futbollit kosovar i cili ka udhëhequr skuadra me renome e mjaft të forta si FC Prishtina , FC Drita , KF Malisheva etj.Nga dita e nesërme klubi do udhëtojë për në Shqipëri për një mini-fazë përgatitore e cila përveç skuadrës do ndihmojë edhe trajnerin e ri në njohje e sipër”, thuhet në njoftimin e FC Suhareka.

/Epoka e re/ 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Shëndetësisë e Palestinës, ka njoftuar se 770 njerëz…