Thaqi flet për ndeshjen ndaj Drenicës
Për ndeshjen gjysmëfinale të Kupës ka folur edhe kapiteni i Prishtinës, Armend Thaqi.
Mbrojtësi i djathtë i skuadrës kryeqytetas ka thënë se finalja e Kupës është synim i Prishtinës, prandaj në këtë ndeshje synohet rezultat sa më pozitiv për t’ia arritur këtij qëllimi.
“Po fillojmë sërish, pas një pauze jo të dëshiruar, e pas përballjes me pandeminë globale, duke shpresuar se tani më e kemi tejkaluar. I kthehemi ndeshjes së parë kundër një kundërshtari të vështirë siç është Drenica. Tradicionalisht vuajmë kundër Drenicës sepse ka ekip të mirë dhe lojë të rrjedhshme tani e disa vite rresht. Ne hyjmë në ndeshje për rezultat sa më pozitiv për ndeshjen e kthimit. Të gjithë e dinë synimin tonë, që ta arrijmë finalen e t’u afroheshim shumë garave ndërkombëtare”, ka thënë Thaqi për faqen zyrtare të klubit.
(V.Z / Epoka e re)