Thaqi: KEK-u filloi procesin e parë të punës për sigurimin e lëndës së parë

17 nëntor 2018 | 19:15

Drejtori i Korporatës Energjetik e Kosovës (KEK), Njazi Thaqi,  ka njoftuar se ka filluar procesi i  pare i punës për të ardhur deri te sigurimi i lëndes së pare për prodhimin e energjisë elektrike.

Ai ka thënë se është një proces i gjatë dhe i komplikuar që kërkon përkushtim, planifikime të sakta, investime të mëdha për mirëmbajtje e riparim e mbi të gjitha sakrificë të madhe të punës në tri nderime, 24 h në dite.

Image may contain: sky, outdoor and nature

Rikutojmë se një intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, Thaqi kishe paralajmëruar se do të  behët maksimumi i punës që të sigurohet energji për sezonin dimërore. https://www.epokaere.com/kek-u-do-te-jete-korporata-me-fitimprurese-ne-vend-2/

 

Image may contain: sky, outdoor and nature

Njoftimi i plotë i Thaçit në profilin e vet në “Facebook”:

Në këto terrene të hapura, në mijëra hektarë toke, e me dhjetëra pajisje e makineri të rënda fillon procesi i pare i punës për të ardhur deri te sigurimi i lendes së pare për prodhimin e energjisë elektrike.

Një proces i gjatë dhe i komplikuar që kërkon përkushtim, planifikime të sakta, investime të mëdha për mirëmbajtje e riparim e mbi të gjitha sakrificë të madhe e punë të pandalshme të punëtoreve në tri nderime, 24 h në dite, në 365 ditë të vitit.

Do të doja shumë që secili qytetar i këtij vendi me pas mundësinë me ardhur më pa sa puna behët nga këtu e deri të termocentralet, ku prodhohet energjia elektrike.

Si arrihet maksimumi i rezultateve në punë edhe në këto kushte ku çdo pajisje ka kaluar të gjitha parashikimet e jetëgjatësisë. Ku punohet 24 orë në ditë në çfarëdo temperature.

Vetëm atëherë do te kuptohej drejt që KEK-u nuk është ashtu siç paragjykohet as nuk mund të krahasohet me asnjë vend tjetër të punës, as institucione e as kompani publike.

Gjiganti mbahet me pune.

KEK-u është pasuria më e madhe e Republikës së Kosovës.

Andaj, secili qytetar duhet të jetë mirënjohës i punës dhe djersës së punëtoreve.

Me respekt,

Nj. Th.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë…