Thaqi komenton largimin e Munishit dhe ardhjen e Shkëmbit
07 janar 2021
| 12:06
Në shtabin teknik të skuadrës së Ballkanit është bërë ndryshim duke u zëvendësuar Ismet Munishi me Bledi Shkëmbin, kurse mbrojtësi e ka falënderuar ish-trajnerin për punën e bërë dhe trajnerit të ri i ka uruar mirëseardhje.
“Për ndryshimet e shtabit teknik është dikush tjetër që vendos dhe nuk kam dëshirë të komentoj shumë. Por nuk mundem pa e falënderuar trajnerin Ismet për të gjithë kontributin që ka dhënë për klubin dhe për ne. Po ashtu i uroj shumë suksese në të ardhmen. Ndërsa trajnerit Shkëmbi i kemi uruar mirëseardhje dhe jemi në shërbim të tij për gjithçka që i nevojitet dhe shpresojmë të na ecë mbarë dhe në fund të jemi të gëzuar”, ka thënë Thaqi për “Epokën e re”.