
Thaqi: Lincoln Red kundërshtar i vështirë, por ne synojmë kualifikimin
09 gusht 2020
| 18:05
Kapiteni i Prishtinës, Armend Thaqi, ka thënë se skuadrës së tij i ka rënë kundërshtari më i vështirë. Ai ka bërë me dije se Prishtina do ta japë maksimumin për t’u kualifikuar në raundin e parë, raporton “Epoka e re”.
“Është hera e tretë që do të udhëtojmë në Gjibraltar. Ndoshta kundërshtari më i vështirë që ka qenë në short. Duhet të përgatitemi maksimalisht që në të gjitha mënyrat ta tentojmë kualifikimin në raundin e parë. Normalisht, pres kalimin tutje, nuk do të jetë e lehtë, sidomos nëse e kujtojmë vitin e kaluar, por duhet të kalojmë tutje. Kemi ende kohë për të punuar në këtë fazë përgatitore dhe duhet të jemi sa më të gatshëm”, ka thënë Thaqi.