Thaqi: Mund ta pranojë ofertën e Vushtrrisë
06 qershor 2018
| 11:10
Skuadra e Vushtrrisë e ka kontaktuar trajneri Arsim Thaqi, i cili nuk e ka përjashtuar mundësinë që të pranojë ofertën e vushtrriasve.
“Po. Jam takuar me Drejtorin Sportiv te Vushtrrisë, Muhamet Dragushën. Kemi biseduar rreth klubit të Vushtrrisë. Ata janë duke kërkuar trajner të ri, dhe ne kemi biseduar për këtë çështje, por ende nuk ka asgjë konkrete”, ka thënë Thaqi për “RTK”. “Në rast se më vjen ndonjë ofertë e mirë nga Vushtrria, sigurisht se mund ta pranojë. Ne jemi trajner dhe ne i shqyrtojmë ofertat që vijnë”, ka deklaruar Thaqi.