
Thaqi para derbit me Dritën: Synojmë t’i rikthemi fitoreve
26 mars 2025
| 15:48
Për ndeshjen që derbi që zhvillohet nesër mes Dritës dhe Gjilanit ka folur edhe Armend Thaqi. Ky i fundit pret që Gjilani t’i rikthehet fitoreve, pasi në dy ndeshjet e fundit nuk ka arritur fitore.
“Është një derbi me rivalitet të madh. Edhe ne si futbollist jemi të nderuar që jemi pjesë e një derbi kaq të madh, por përveç kënaqësisë është edhe përgjegjësi e madhe dhe kënaqësi e madhe. Pas dy javësh pushim vijmë dhe pas dy rezultateve jo të mira, tash jemi përgatitë maksimalisht për këtë ndeshje për tu rikthyer ecurisë pozitive”, ka thënë Thaqi, raporton “Epoka e re”.
Drita është e para në renditjen tabelore me 54 pikë të grumbulluara, derisa Gjilani zë vendin e katërt me 35 pikë.