Thaqi: Për klube vendore nuk e ndërroj Ballkanin

31 maj 2023 | 14:45

Njëri prej futbollistëve më të mirë në skuadrën e Ballkanit, Armend Thaqi për “lajmi.net” ka folur edhe për të ardhmen e tij. Thaqi ka kontratë me klubin suharekas deri në fund të edicionit të ardhshëm, kurse ka siguruar se do ta respektojë atë.

“Unë me Ballkanin kam kontratë edhe një sezon. Normalisht për gara vendore do ta respektojë kontratën. Nuk kemi arsye për të ndryshuar klubin në gara vendore. Jemi kampion dhe një ekip shumë i fortë. Ndërsa, nëse vije ndonjë ofertë nga ndonjë ligë më lartë secili futbollist dëshiron të provojë hapa të tjerë”, ka thënë Thaqi.

Thaqi pak ditë më parë arriti të stolisej me titullin e dytë me radhë të kampionit në Superligën e Kosovës në futboll me “portokallezinjtë”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në këto ditë të para të muajit, Petrol Company ka…