Thaqi prezantohet te Ballkani, por ka dy fjalë për Prishtinën
03 shtator 2020
| 23:42
Mbrojtësi Armend Thaqi është prezantuar sonte në skuadrën e Ballkanit. Ai në profilin e vet në “Facebook” ka shkruar se shpreson se do ta arrin synimet me klubin e ri, kurse ka falënderuar ish-klubin e tij, Prishtinën.
“Faleminderit Prishtinë, faleminderit FC Prishtina, faleminderit ‘Plisa’. Nga tani për dy vitet e ardhshme pjesë e FC Ballkanit. Me ndihmën e Zotit dhe me punë shpresojmë që të arrijmë synimet e klubit”, ka shkruar Thaqi.
(Epoka e re)