
Thaqi: Rëndësi kishte fitorja
29 prill 2019
| 11:03
Mbrojtësi Armend Thaqi është shprehur i kënaqur me fitoren që Prishtina e ka arritur ndaj skuadrës së Drenicës (2-1).
Sipas autorit të golit të parë më rëndësi për skuadrën nga kryeqyteti ishte fitorja, e cila e mbanë në garë për titull të kampionit në IPKO Superligë.
“Mund të them që në pjesën e parë ishte lojë më e mirë nga ana jonë, pasi patëm shumë raste dhe shënuam dy gola, por si ekip i madh që jemi nuk na lejohet të pësojmë gola të tillë. Me rëndësi kanë qenë tre pikët, e arritëm synimin dhe kështu duhet të vazhdojmë edhe në ndeshjet tjera”, ka thënë Thaqi.
/Epoka e re/