Thaqi: Të vazhdojmë ritmin e fitoreve në rrugën drejt titullit
Skuadra e Dritës nesër përballet me skuadrën e Trepçës ’89. Trajneri Arsim Thaqi ka thënë se duhet dhënë maksimumin që të vazhdohet ritmi i fitoreve.
“Jemi përgatitur një javë për këtë ndeshjes dhe pas fitores në ndeshjen e kaluar gjërat ishin më të lehta. Shpresoj që kemi me dhënë maksimumin që të vazhdojmë ritmin e fitoreve dhe në ketë drejtim të shkojmë drejt fundit të objektivit. Kjo është ndeshje e kthimit dhe tashmë edhe lojtarët janë të vetëdijshëm që me këto ekipet që na kanë shkaktuar humbje morali i ekipit të jetë më i madh”, ka thënë fillimisht Thaqi.
Sa i përket fondit të lojtarëve dhe mungesat që mund të paraqiten, trajneri Arsim Thaqi tha se Drita ka në përbërje lojtarë të dalluar që dita ditës po e dëshmojnë veten.
“Ka lojtarë që presin momentin e tyre, tu e dit që këtë sezon ka pasur shumë mungesa tani shpresoj që edhe me lojtarët që do të aktivizohen të japin maksimumin dhe pastaj të ndihmojnë skuadrën yë shënoj fitore dhe të vazhdojmë drejt titullit” ka thënë Thaqi.
Sa i përket rrjedhës së kampionatit, Arsim Thaqi ka deklaruar: “Mendoj se potenciali i Dritës e ka mbajtur në këtë nivel dhe në këtë pozitë. Drita e ka nivelin me vazhduar në këtë ritëm, shpresoj të kemi edhe fatin me vete dhe gjerat me shkuar mirë të mos kemi ndonjë lëndim apo suspendim dhe kështu si po e shohim në ndeshjet e fundit kemi një garanci që Drita është t’u shkuar drejt objektivit”.