Thaqi: Tri pikë të rëndësishme për Prishtinën
21 qershor 2020
| 14:53
Kapiteni i Prishtinës, Armend Thaqi është i lumtur se skuadra e tij arriti fitore kundër Dukagjinit (4-1) me golat e shënuar nga asistimet e tij.
“Dikush duhet të asistojë. Nga shumë harkime që pata, u realizuan tre gola dhe kjo ka shumë rëndësi”, ka thënë kapiteni Thaqi. “Janë tre pikë të rëndësishme pas një ndeshje të vështirë që patëm ndaj një Dukagjini jo të fortë, por kemi kundërshtarë tjerë të fortë dhe për këtë arsye edhe doli ndeshje e fortë. Thjesht, vazhdojmë tutje”, ka shtuar Thaqi.