“Thasë” erdhi

29 dhjetor 2020 | 14:38

Studiuesja e letërsisë, po ashtu poete jashtëzakonisht e talentuar, Blerina Rogova Gaxha, ka botuar librin më të ri me poezi, “Thasë”, me shtëpinë botuese “Armagedoni”. Për përkujdesjen e botimit të librit, për dukjen e saj fizike, është përkujdesur vetë autorja. Pak çaste më parë, në llogarinë e vet në “Facebook”, ajo ka shkruar një shënim të shkurtër për botimin e librit.

Shënimi i plotë i Rogova Gaxhës:

“Thasë” erdhi. Momenti i ardhjes ngjan surreal. U deshën qindra orë për t’i shkruar faqet e tij dhe disa dhjetëra për ilustrimet në poezi.

“Thasë” është “life story” e krijueme me fjalë. Shplim i sendeve dhe shpalim i tyne, zbulesa e nji jete të tanë, të cilën s’kemi kohë me e jetue. Jemi në ikje gjithnjë dhe harrojmë të ndalemi me e dëgju muzikën që vjen nga kujtesa e thellë, të cilën na e zbulojnë sendet, copëzat tona. Uroj që kur kjo pjesë e imja të bie në duart tuaja, t’ju gjejë aty ku jeni, t’ju frymëzojë të ëndërroni, të reflektoni, të kujtoni.

“Thasë” është shpella e shpirtit, dhoma e qenies, është mitra dhe varri. Kthimi te vetja. Kështu u shkrua. Nëse poezia është vendi ku rrihet në paqe, shkrimi i tij qe për mua më shumë se vend paqeje, një ‘self therapy’, ‘self-healing’. Një përpjekje me e thanë qenësoren, të rrëfyeshmen.

Ilustrimet në libër janë ba tu u nis prej një meraku të kahershëm. Ballina është punuar e gjitha me dorë, mbase kjo e bën të veçantë, mbase sepse e kam punuar vetë. Ngjyra e kuqe dhe e bardhë në ballinë i flasin ngjyrës së trupit dhe shpirtit, pasionit dhe paqes, por edhe ringjalljes. Jemi qenie që ngrihemi nga hini. A s’është mahnitëse forca me të cilën ripërtërihemi?

Falemnderit shtëpisë botuese “Armagedoni”, botuesit Berat Dakaj, për tanë kujdesin dhe profesionalizmin.

Përqafime të gjithë lexuesve!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Atletico e Madridit ka njoftuar zyrtarisht se ka arritur marrëveshjen…