
Thashethemet për ndarjen e tij nga Georgina, Ronaldo u “mbyll gojën” të gjithëve
01 maj 2023
| 14:13
Prej javësh kudo në media u përfol për një krizë mes Cristiano Ronaldos dhe Georgina Rodriguez.
Deri tani vet futbollisti nuk ka komentuar asgjë rreth lajmeve ndërsa ditën e sotme ai vendosi “t’u mbyll gojën” të gjithëve.
Në Instagram, futbollisti 38-vjeçar publikoi një fotografi, në të cilën shfaqet me Georgina Rodríguez, duke shkëmbyer puthje në buzë.

“Një dolli për dashurinë”, ka shkruar Cristiano Ronaldo në përshkrimin e fotografisë, duke hedhur poshtë spekulimet për ndarje. Në pak minuta kjo foto ka regjistruar mijëra“pëlqime” dhe komente.