![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2025/01/kurti-iii.jpg)
‘The Guardian’ me editorial për zgjedhjet në Kosovë: Qeveria të jetë pragmatike, e jo si nacionalizmi i Kurtit ‘me ne, ose kundër nesh’
Në një editorial kushtuar Kosovës pas zgjedhjeve parlamentare të së dielës, prestigjiozja britanike “The Guardian” ka shkruar se qeveria e re kosovare me t’u formuar duhet të jetë pragmatike dhe jo e tipit të nacionalizmit të Kurtit “je me ne ose kundër nesh”.
“BE-ja ka një shef të ri të punëve të jashtme në ish-kryeministren e Estonisë, Kaja Kallas dhe një të dërguar të ri special për normalizimin e Kosovës dhe Serbisë në diplomatin danez Peter Sørensen – një specialist rajonal. E dërguara e re speciale e Britanisë në rajon, Karen Pierce, ishte ambasadore në ShBA për pesë vjet. Kjo ofron mundësinë për një fillim të ri në lidhje me një vend që ka krijuar një demokraci që funksionon mirë në kontekstet më sfiduese. Qeveria e ardhshme e Kosovës duhet të jetë më pragmatike dhe më pak e nxitur nga nacionalizmi ‘ti je me ne ose kundër nesh’ i zotit Kurti. Por perëndimi duhet të bëjë më shumë sesa ta përballojë atë në gjysmë të rrugës”, ka shkruar “The Guadrian”.