‘The Guardian’ shkruan për koncertin e Dua Lipës në Prishtinë
Ylli i “New Rules” do të performojë në Prishtinë, në eventin e organizuar për të ngritur imazhin e Kosovës në arenën ndërkombëtare.
Dukagjin Lipa kishte dashur për një kohë të gjatë të organizonte një “festival të duhur” për ta vënë atë në hartën kulturore dhe për të dëshmuar se shteti më të ri i Evropës, mund të përkufizohet më shumë se për konflikt dhe skandal, shkruan “The Guardian”.
Detyra e tij është bërë më e lehtë kur vajza e tij, Dua Lipa, ka arritur famë botërore vitin e kaluar me hitin numër një “New Rules”.
Tani, 22-vjeçarja do të performojë në Prishtinë këtë javë, ndërsa familja shpreson të ngritë imazhin e Kosovës jashtë vendit dhe krenarinë kombëtare në shtëpi.
“Ne duam t’u japim njerëzve ndjenjën e përkatësisë evropiane dhe idenë se jemi pjesë e Evropës” , ka thënë Dukagjin Lipa për “Observer”, raporton “lajmi.net”.
Dua Lipa, e cila me Calvin Harris ka arritur ta zënë vendin e parë në tabelat e singleve në Britaninë e Madhe, këtë vit, është fëmija më i madh i Dukagjinit, i cili është larguar nga Kosova me gruan e tij më 1992 dhe është vendosur në West Hampstead në Londër.
Familja flet anglisht dhe shqip në shtëpi dhe Dua Lipa shpesh ka shprehur krenarinë për trashëgiminë e saj në Kosovë, duke publikuar për 15 mijë ndjekësit e saj në Instagram, fotografi të librave të shkruara nga gjyshi i saj, i cili ishte kreu i Institutit të Historisë së Kosovës.
Festivali “Sunny Hill” nuk është hera e parë që organizohet në Kosovë.