‘The Guardian’ zbulon 100 futbollistët më të mirë për vitin 2020

25 dhjetor 2020 | 15:37

Tabloidi i njohur britanik “The Guardian”, në faqet e tij sportive të sotme, ka botuar edhe “100 futbollistët më të mirë në botë për vitin 2020”. Gazetarët nga e gjitha bota kanë përzgjedhur lojtarët më të mirë  në sezonin e fundit, teksa triumfoi Robert Lewandowski.

1. Robert LEWANDOWSKI

Mosha: 32 vjeç

Ekipi: Bayern Munich / Poloni

Pozicioni: Sulmues

Renditja në 2019: I 7-ti

Disa do të mbajnë zi për fundin e “epokës” së Lionel Mesit dhe Cristiano Ronaldos, por është e vërtetë që qendërsulmuesit Lewandowski, që shkëlqen më tej në të 30-at, padyshim po përmirësohet. Numrat e tij janë të pabesueshëm: ai përfundoi 2019-20 me 55 gola në 47 ndeshje për Bayern Munich dhe u bë lojtari i dytë, që shpallet shënuesi më i mirë në të tre garat e një sezoni trefish, pas Johan Cruyff të Ajaksit më 1972.

2. Lionel MESI

Mosha: 33 vjeç

Ekipi: Barcelona / Argjentinë

Pozicioni: Sulmues

Renditja në 2019: I 1-ri

2020 ishte një vit i keq për Lionel Mesin. Sezoni i kaluar ishte ndër më të këqijtë që ai ka pasur ndonjëherë, në një vit në të cilin ai shënoi më shumë gola, krijoi më shumë raste, përfundoi më shumë driblime dhe dhuroimë shumë asistime se kushdo në Spanjë. Në vitin e tij më të keq, ai përfundoi me 400 pikë përpara të tretit dhe 238 nga 241 të anketuarit tanë, e përfshinë atë.

3. Cristiano RONALDO

Mosha: 35 vjeç

Ekipi: Juventus / Portugali

Pozicioni: Sulmues përpara

Renditja në 2019: I 4-ti

Ronaldo mori medaljen e tij të dytë të kampionit të Serie A, ndërkohë që Juventusi humbi një finale të “Coppa Italia” dhe u eliminuar 1/16 finale nga Champions League. “Topi i Artë” u anulua, por Ronaldo dështoi madje të fitojë edhe MVP. Megjithatë, ky ishte një vit ku ai barazoi një rekord të Serie A, duke shënuar në 11 ndeshje radhazi në kampionat dhe një vit ku shënoi golin e tij të 100-të (dhe 101-të) për Portugalinë, raporton “Kohajone”.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, ka…