‘The Simpsons’ parashikuan edhe ‘pushtimin’ e Kongresin (Video)

09 janar 2021 | 01:28

Fansat e serialit të njohur Simpsons kanë marrë vëmendjen e mediave të huaja pasi pretendojnë se seriali ka parashikuar edhe trazirat në SHBA.

Twitter është ‘përmbytur’ me foto nga një episod i fundit i Simpsons, të cilat duket se parashikojnë trazirat në Capitol të SHBA.

Kapitoli amerikan u shkel nga protestuesit e zemëruar të cilët sulmuan ndërtesën pas një tubimi masiv ku mijëra brohorisnin pretendimet e Presidentit Donald Trump për mashtrim zgjedhor.

Skenat ishin shumë të ngjashme me ato në episodin e 31-të vjetor të Halloween-it të shfaqjes, i cili u transmetua në SH.B.A. në 1 Nëntor 2020.

Në episod, ‘Homeri’ nuk arrin të votojë në zgjedhjet e SHBA dhe ajo që vijon është një skenë apokaliptike ku zjarret djegin ndërtesat në Ditën e Inaugurimit 2021.

Një fans shkroi në Twitter: Një tjetër programim parashikues nga Simpsons!

Gjithashtu disa fansa krahasuan fotografitë e një Viking që pozoi në dhomën e Senatit, të cilat kishin një ngjashmëri të madhe me një personazh të Simpsons, që qëndronte në majë të ndërtesës së Kapitolit dhe ngrinte një flamur amerikan.

https://twitter.com/i/status/1347191200508473347

https://twitter.com/BilalTawakkal/status/1347160510748352513

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës i është shlyer…