‘The Sun’: Enrique favorit për stolin e Chelseat
“Bombë” e shkaktuar nga “The Sun” për pasardhësin e Graham Potter në stolin e Chelsea ka shpërthyer së fundmi.
Pak orë pas largimit të trajnerit anglez nga drejtimi teknik i londinezëve, botimi i gazetës së njohur angleze vjen për të përmbysur faktet që kërkonin që Julian Nagelsmann të punësohej menjëherë.
Në mënyrë të veçantë, ish-trajneri i Barcelonës dhe Kombëtares së Spanjës, Luis Enrique, shfaqet si favorit i madh për t’u bërë trajneri i ri i Chelsea brenda ditëve në vijim.
Kujtojmë se Luis Enrique nuk ka marrë drejtimin e asnjë skuadre pas largimit të fundit nga bankina e Spabha dhe tashmë është hapur rruga për të marrë Chelsean.
Në karrierën e tij si trajner, Luis Enrique ka qëndruar në stolin e Romës, Celta Vigos, Barcelonës dhe kombëtares spanjolle, ndërsa ndër të tjera ka festuar fitimin e Ligës së Kampionëve me katalanasit në vitin 2015.