‘The Sun’: Grabitësi i banesës së Sterlingut fshihet në Shqipëri

26 shtator 2023 | 16:30

Një prej të dyshuarve në kërkim për grabitjen e një shume prej 300 mijë paundësh në shtëpinë e yllit anglez të Chelseat, Raheem Sterling, është në arrati në Shqipëri.

Të dhënat tregojnë se Henri Osmani, 44-vjeçar, ka hyrë në Shqipëri me datë 18 korrik. Policia shqiptare, shkruan “The Sun”, ka bashkuar forcat me policinë angleze për ta gjetur personin në fjalë.

Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Taulant Balla, ka thënë për “The Sun”: “Asnjë shqiptar i përfshirë në krime në Mbretërinë e Bashkuar nuk duhet të mendojë se vendi ynë është një vend ku mund të fshihesh”. Grabitësit e tjerë shqiptarë, Alfred Isufi, 48 vjeç dhe Gerard Kalaja, 22 vjeç, janë në arrati, por jo në Shqipëri. Grupi i grabitësve shqiptarë është i lidhur me 33 vjedhje në Surrey, Essex, Kent dhe Herts. Grabitja e banesës së sulmuesit anglez ndodhi në periudhën kur ai ishte i përfshirë në Kupën e Botës në Katar me kombëtaren e tij të Anglisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar…