‘The Telegraph’: Shqipëria, vendi i duhur për pushime
Pushimet më të mira bëhen në Shqipëri! Të paktën kështu thotë ‘The Telegraph’ i Britanisë, e cila thekson se Shqipëria ka filluar të tërheqë vizitorë të huaj falë peizazheve magjepsëse, kuzhinës së shkëlqyer dhe historisë intriguese.
Nga shtëpitë e gurta osmane të Gjirokastrës dhe riviera shqiptare, te kultura moderne e kuzhinës në Tiranë dhe deri tek Parkun Arkeologjik të Butrintit të listuar në UNESCO, Shqipëria ka shumë për të ofruar.
Për të apasionuarit pas malit, alpet shqiptare janë zgjidhja perfekte. Shtigjet më të njohura kalojnë nëpër qafën e Valbonës për në fshatin Theth, i cilësuar si fshati më i bukur në Shqipëri. Ata që tërhiqen nga aktivitetet ujore kanioni i Osumit dhe lumi Vjosë, i cili është i fundit vërtet i egër i Evropës.
Në fund të artikullit vë në dukje një sërë gjiresh që të lënë pa frymë midis Vlorës dhe Ksamilit. Të konsideruara shpesh si disa nga pikat më të mira të notit në vend, plazhet në Dhërmi dhe Gjipe janë ndalesat perfekte në Jon./tvklan