Thellim i tendosjes së raporteve Kosovë – ShBA

13 shkurt 2019 | 17:21

Kërkesa e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) që Qeveria e Kosovës të pezullojë taksën për produktet e Serbisë dhe Bosnjë e Hercegovinës, si dhe këmbëngulja e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj që taksa të mbetet në fuqi deri në njohjen e Kosovës nga Serbia, tashmë kanë rezultuar me sinjale se raportet ndërmjet dy vendeve partnere po shkojnë drejt tendosjes, kanë vlerësuar njohësit e zhvillimeve politike në vend.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian në vazhdimësi kanë kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të pezullojë taksën, e cila është vendosur nëntorin e vitit të kaluar, për shkak se një masë të tillë e shohin si pengesë për vazhdimin dialogut për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi.

Autoritetet e Serbisë kanë theksuar se dialogu me Kosovën nuk do të vazhdojë përderisa nuk hiqet taksa për produktet e Serbisë.

Politologu Ramush Tahiri, duke folur për “Radion Evropa e Lirë”, ka vlerësuar se aktualisht marrëdhëniet e Kosovës me partnerët ndërkombëtarë, kanë shënuar rënie për shkak të politikës së taksave dhe për shkak të moskoordinimit të hapave si subjekt ndërkombëtar.

Linku i plotë i shkrimit:  https://www.evropaelire.org/a/thellim-i-tendosjes-se-raporteve-kosove-shba-/29768217.html.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Reprezentuesi i Kosovës në futboll, Milot Rashica po shkëlqen në…