Thellohen përçarjet në degën e VV-së në Shtime, shkak bëhet procesi i përzgjedhjes së kandidatëve për deputetë

13 dhjetor 2024 | 22:58

Pakënaqësitë brenda radhëve të Vetëvendosjes (VV) në Shtime janë duke u thelluar dita e ditës. Sot lidhur me caktimin e kandidatëve për deputet ka dalur me një deklaratë të fundit Besnik Seferi, shef i grupit parlamentar të VV-së në Kuvendin Komunal.

Në një postim të tij në Facebook, Seferi shprehu shqetësimin për mungesën e transparencës dhe shkeljen e procedurave lidhur me procesin e përzgjedhjes së kandidatëve për deputetë në nivel vendi.

Sipas Seferit, ai, si anëtar i Kryesisë së qendrës dhe këshillit, nuk është informuar dhe as përfshirë në vendimmarrjen për përzgjedhjen e kandidatëve që përfaqësojnë VV-në në listën zgjedhore. Ai thekson se me këtë veprim janë shkelur të gjitha rregullat dhe procedurat në fuqi që ka Vetëvendosja.

Në njoftimin e tij publik në rrjetin social facebook, Seferi deklaroi:

“Ne nuk jemi kundër asnjë kandidati, por jemi kundër shkeljes së procedurave dhe rregullave në fuqi të cilat ka VV.”

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dy policë të lënduar në aksidentin me autoblindë në Graboc…