Thellohet bashkëpunimi mes Kosovës dhe Kroacisë në fushën e produkteve dhe pajisjeve medicinale

05 prill 2023 | 11:42

Kryeshefi i Agjencisë së Kosovës për Produkte dhe Pajisje Medicinale, Sejdë Tolaj, së bashku me bashkëpunëtorë ka vizituar Agjencionin për Produkte dhe Pajisje Medicinale të Kroacisë ku u priten nga kryeshefi Sinisha Tomiç me shefat e departamenteve të këtij institucioni.

Gjatë kësaj vizite palët u dakorduan që të intensifikohet bashkëpunimi në fushën e produkteve dhe pajisjeve medicinale duke shkëmbyer informacione mbi autorizim marketingun, kontrollin e cilësisë, farmakovigjilencën, pajisjet medicinale, etj.

Po ashtu palët u dakorduan që të bashkëpunojnë ngushtë lidhur me iniciativat e reja legjislative duke shkëmbyer përvojat praktike në funksion të përafrimit të legjislacionit primar dhe sekondar lidhur me produktet dhe pajisjet medicinale.

Ekspertët e dy agjencive do të shkëmbejnë po ashtu përvojat e tyre për çështjet që janë në interes të përbashkët, duke identifikuar problemet dhe ofrimin e mbështetjes reciproke për zgjidhjen e tyre.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Jakup Krasniqi në ditën e tretë të seancës ka marrë…