Thellohet bashkëpunimi në mes të MPMS-së dhe UNCHR-së
Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS), Skender Reçica priti në takim shefin e misionit të UNHCR-së në Kosovë, Erol Arduç, me të cilin ka biseduar rreth angazhimeve prioritare të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale.
Në këtë takim ata u dakorduan për forcimin e bashkëpunimit nëpërmjet projekteve konkrete në fushat që MPMS-ja mbulon. “Prita sot në takim njohës shefin e misionit të UNHCR-së në Kosovë, z.Erol Arduç, me të cilin biseduam rreth angazhimeve prioritare të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, si dhe u dakorduam për forcimin e bashkëpunimit nëpërmjet projekteve konkrete në fushat që MPMS mbulon. Falënderova z.Arduç për vullnetin për të thelluar bashkëpunimin dhe njëherit shpreha gatishmërinë e plotë të MPMS-së për jetësimin e projekteve të përbashkëta në të mirë të qytetarëve”, ka shkruar Recica në profilin e vet në “Facebook”.