Thellohet bilanci i luftës në Gaza, shkon në mbi 35 mijë numri i palestinezëve të vrarë
Ka shkuar në 35 mijë e 303 numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet e vazhdueshme izraelite në Rripin e Gazës që nga 7 tetori i vitit të kaluar. Kështu kë bërë me dije Ministrisë së Shëndetësisë së Gazës. Në një deklaratë të ministrisë është thënë se 79 mijë e 261 perona të tjerë janë plagosur. “Sulmet izraelite vranë 31 persona dhe plagosën 56 të tjerë në 24 orët e fundit. Shumë njerëz janë ende të bllokuar nën rrënoja dhe në rrugë”, është thënë në deklaratën e Ministrisë së Shëndetësisë.
Izraeli ka vazhduar ofensivën e tij ushtarake në Rripin e Gazës pavarësisht një rezolute të Këshillit të Sigurimit të OKB-së që kërkonte një armëpushim të menjëhershëm në enklavë.
Izraeli është duke u akuzuar për “gjenocid” në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, e cila ka urdhëruar Tel Avivin të sigurojë që forcat e tij të mos kryejnë akte gjenocidi dhe të marrin masa për të garantuar ofrimin e ndihmës humanitare për civilët në Gaza.