Thellohet kriza me “Kinder Surprise” në Europë, të paktën 63 të infektuar me Salmonelë

05 prill 2022 | 10:58

Të paktën 63 persona rezultojnë të jenë infektuar me bakterin e rrezikshëm të Salmonelës për shkak të konsumit të çokollatave Kinder Surprise në Europë. “Reuters” raporton se shumica e të infektuarve janë nën moshën 5 vjeç, për shkak se këto çokollata konsumohen kryesisht nga fëmijët, ndërsa ka edhe të tjerë më të rritur.

Skandali ka shpërthyer vetëm pak javë para pashkëve, ku kompania “Ferrero” u detyrua që të tërhiqte nga tregu miliona produkte që kanë datën e skadencës nga 11 korriku deri në 7 tetor 2022 pas konstatimit se ishin infektuar me Salmonelë.

Pjesa më e madhe e produkteve janë tërhequr nga Britania e Madhe ku autoritetet shëndetësore vendase kanë kërkuar nga konsumatorët që të mos i hanë produkte të tilla sepse mund të shkaktojnë probleme shëndetësore serioze

Vetë kompania reagoi dy ditë më parë duke theksuar se po i tërhiqte produktet nga tregu pasi i frikësohej faktit se mund të ishin infektuar me bakterin e rrezikshëm. Kjo ndodhi pasi një mori rastesh dolën në pah në Europë dhe Britaninë e Madhe ku shumica fëmijë, pacientët mësynë spitalet për të kërkuar ndihmë.

Ata kishin simptoma si diarre, marrje mendësh, këputje, dhimbje koke dhe temperaturë.

Edhe  Anglia ka tërhequr nga tregu çokollatën e famshme për fëmijë, shkak salmonela

Sipas Skynews, Agjencia e Standarteve Ushqimore në Britani ka njoftuar se disa ngarkesa nga këto lloj çokollatash janë tërhequr për arsye paraprake pasi mund të jenë infektuar potencialisht me salmonelë. Prandaj kjo agjenci ka rekomanduar që mos t’u epet fëmijëve këto vezë prej çokollate Kinder Surprise, nga frika se çokollatat mund të jenë të infektuara me salmonelë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot, përmes video-lidhjes, ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj zhvilloi një…