Thellohet kriza në Libi, fuqitë botërore evakuojnë trupat
Fuqitë botërore kanë filluar evakuimin e trupave nga Libia për shkak të përkeqësimit të situatës së sigurisë.
Komandanti i Shteteve të Bashkuara për Afrikë, ka thënë se ka ndryshuar vendqëndrimin e një kontingjenti të ushtrisë së ShBA-së, derisa India tha se ka evakuuar paqeruajtësit në Tunizi.
Forcat rebele nën Gen Khalifa Haftar kanë depërtuar nga lindja me synim që të pushtojnë kryeqytetin Tripoli.
Kryeministri i mbështetur nga Kombet e Bashkuara ka akuzuar Khalifa Haftarin për tentim grusht-shteti, duke theksuar se rebelëve do t’iu kundërpërgjigjen me forcë.
Libia është përballur me dhunë dhe jostabilitet politik që nga sundimi i Muammar Gaddafit, i cili është vrarë më 2011.
Gen Haftar kishte filluar ofenzivën katër ditë më parë duke bërë që grupe ndërkombëtarë të reagojnë për të përmirësuar situatën e sigurisë.
Komandanti i Shteteve të Bashkuara për Afrikë, ka thënë se për shkak të tensionimit të situatës ka lëvizur trupat nga vendi, duke mos dhënë detaje. /Rel/