Thellohet përçarja, Behrami: Krerët e shtetit më shumë po lobojnë kundër njëri-tjetrit sesa kundër Serbisë

28 dhjetor 2024 | 12:36

Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Artan Behrami, ka kritikuar ashpër politikën e jashtme të Kosovës, duke thënë se asnjë shtet në botë nuk e merr seriozisht diplomacinë e Kosovës. Në një postim në rrjetet sociale, Behrami ka shprehur shqetësimin se politika e jashtme e vendit ka dështuar të përfaqësojë interesat e Kosovës në arenën ndërkombëtare dhe se është shndërruar në një “politikë të përçarjeve të brendshme.”

Ai ka përmendur si shembull takimin tradicional të fundvitit me ambasadorë të Kosovës, ku udhëheqësja e politikës së jashtme, Vjosa Osmani, ka refuzuar të marrë pjesë. Behrami ka kritikuar edhe faktin se krerët e shtetit të Kosovës, sipas tij, harxhojnë energjinë e tyre duke u përplasur mes njëri-tjetrit, në vend që të fokusohet në lobimin për njohje ndërkombëtare dhe përballjen me Serbinë.

“Edhe rreth 11 mijë kilometra katrorë të Kosovës janë të vogla me mbajt inatet e mëdha primitive ndërmjet krerëve të shtetit. Në vend që të lobojnë për njohje dhe kundër Serbisë, këta krejt energjinë e harxhojnë duke lobuar kundër njëri-tjetrit,” ka shkruar Behrami.

Ai ka përfunduar duke thënë se Kosova mund të arrijë shumë më tepër, duke ftuar qytetarët të mbështesin kandidaturën e tij për një të ardhme më të mirë.

Ky është postimi i plotë:

https://www.facebook.com/share/15Sso8Tqzj/?mibextid=wwXIfr

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qindra euro kanë qenë faturat për ngrohje për disa qytetarë…