Themelimi i njësisë së parë në Kosovë për ndërhyrje të shpejt “Shqiponjat e Zeza”

21 mars 2024 | 13:43

Ma.sc. Ismet Haskaj

Frontet e luftës të krijuara në fund të prillit 1998 si dhe pozicionimi i ushtrisë dhe policisë  serbe nëpër pika strategjike, krijuan vështirësi për furnizim me armatim dhe municion për ushtaret e UÇK-së, si dhe vështirësi në lëvizjen e të plagosurve. Situata e krijuar paraqiti nevojën për ti vëzhguar në afërsi, forcat ushtarake e policore serbe. Kështu strukturat ushtarake të UÇK-së morën vendim që të krijojnë një njësi të posaçme për të krye këto detyra që e emëruan “SHQIPONJAT E ZEZA”  Kjo njësia për ndërhyrje të shpejt u themelua me 14 maj 1998 në fshatin Gllogjan. Lajmin për të krijuar një njësi për ndërhyrje të shpejt e priten mirë shumë të rinj. Kriter për të qenë pjesë e kësaj strukture ka qenë të jenë nga mosha 18 vjeçare deri në moshën 25 vjeçare, të jenë fizikisht të fuqishëm dhe të mos jenë të martuar. Shumë shpejt janë grumbulluar 50 persona të moshës rinore të cilëve ju ka pri Iriz Balaj i njohur me nofkën Togeri. Ata janë vendosur në shtabin e UÇK- së, pra në shtëpinë e Smajl Haradinajt ku edhe është bërë përgatitja teknike, qethja e flokëve e të gjithë djemve që shprehen vullnetin me hy në këtë njësi. Të nesërmen ju nënshtruan një testi të diturisë i udhëhequr nga mjeku Adem Çeku për të kuptuar edhe gjendjen psiko-fizike të të rinjve. Në mbrëmje u vendosen në shkollën e fshatit që gjendej mes fshatit Gllogjan dhe Shaptej këtu edhe u stërviten për të kryer detyrat që ju ngarkohen për të arritur qëllimin për çka është formuar kjo njësi. Disa u larguan duke mos ju bërë ballë ushtrimeve fiziko-psikike dhe ushtarake.

Togeri tash e tutje ishte udhëheqës i njësisë për intervenim të shpejtë “Shqiponjat e Zeza”.   Ballafaqimi më forcat serbe i kësaj njësie fillon pikërisht ne fillim të muajt qershor dhe atë në disa vija të frontit, aksioni i parë i Shqiponjave fillon në Suken e Biteshit që tashme forcat serbe kishin vendosur njësit e tyre. Detyrat kjo njësi i kishte kuptuar shpejt dhe po thuajse të gjithë djemtë u ndan në grupe për të vëzhguar armikun në afërsi dhe për të bërë sigurimin e rrugës të qindra mija vullnetareve që ishin orientuar kah Dukagjini që nga këtu të kalojnë në Shqipëri për armatim.

Forcat policore dhe ushtarake serbe më 30 maj sulmuan qytezën e Deçanit u bë një rezistencë e fuqishme kundër tyre. Forcat serbe pësuan humbje por humbje pati edhe nga radhët e luftëtarëve të UÇK dhe nga radhët e popullsisë. Me 1 dhe 2 qershor fshatrat që rrethonin qytezën e Deçanit si Carrabregu dhe fshatrat e territorit të Vokshit si:  Dranoci, Prejlepi, Sllupi, Pobërgja ju përgjigjen më  rezistencë të madhe. Në përkrahje të luftëtarëve të këtyre fshatrave shkuan shumë luftëtar nga të gjitha fshatrat e Deçanit dhe ishte shumë normale që edhe djemtë e njësisë  Shqiponjat e Zeza të gjinden në vija të para të frontit nëpër fshatrat që tashme ishin përfshi në luftime. Ditët e para të qershorit ishin luftimet më të përgjakshme në Deçan, humbje të mëdha kishte nga ana e armikut por granatimet nga pozicionet e ushtrisë serbe ishin pa kontroll mbi fshatrat të kontrolluara nga UÇK-ja sidomos nga podi i gështenjave mbi qytezën e Deçanit. Me tre qershor një grup i Shqiponjave të Zeza nga Vokshi kishte depërtuar në fshatin Pobërgj për të sulmuar ushtrinë serbe që sipas vëzhgimeve të tyre ishin në njohuri se forcat serbe ishin futur në këtë fshat, luftimet ishin të ashpra duke i shkaktuar humbje në njerëz dhe teknik ushtarake forcave serbe, e në anën tjetër në këto luftime plagoset rëndë Regjep Daci si dhe vritet “shqiponja” e parë e kësaj njësie Altin Haskaj.

LUFTETARE E PARË TË NJËSISË “SHQIPONJAT E ZEZA”

Komandant Idriz Bala – Togeri

Musë Maloku nga Dubrava zëvendës i Togerit

Altin Haskaj nga Irzniqi dëshmor i vrarë më 3 qershor 1998 në Voksh

Armend Kukleci, Peje  dëshmor i vrarë më 15 qershor 1998 në Dranoc

Blerim Lokaj, nga Prejlepi dëshmor i vrarë më 15 qershor 1998 në Dranoc

Fadil Maloku, nga Gjocaj  dëshmor i renë me 16 prill 1999 në betejen e Koshares

Qelë Ukaj, nga Lumbardhi i renë dëshmor më 09 Janar 1999

Shukri Haskaj nga Irzniqi i plagosur me 29 qershor 1998 në Voksh

Tafë Çeku nga Irzniqi i plagosur më 11 gusht 1998 në shkollë të Gllogjanit

Arben Çekaj nga Irzniqi

Armend Çekaj nga Irzniqi

Rexhep Dacaj nga Irzniqi , i plagosur më 3 qershor 1998 në Voksh

Gani Zejnaj nga Irzniqi

Sami Zejnaj nga Irzniqi

Beg Rizaj nga Prokolluku

Arton Tolaj nga Vokshi i ri ( Pobërgja) i plagosur

Shkelzen Hadergjonaj nga Prokolluku i plagosur

Sami Lokaj nga Prejlepi i plagosur me 8 dhe 11gusht 1998

Agim Ramosaj nga Carrabregu

Milot Idrizaj nga Kodralija

Astrit Berisha nga Pozhari

Valmir Ukaj nga Lumbardhi i plagosur

Rasim Pergjegjaj nga Lumbardhi

Nagip Qelaj nga Mazniku

Naser Qelaj nga Maznku

Bashkim Lokaj nga Sllupi

Ramë Ukaj nga Ratishi, i plagosur

Lufta ishte e pa barabartë me forcat serbe por njësia Shqiponjat e Zeza po i fuste friken ushtrisë dhe policisë serbe sepse pothuaj çdo natë i gjejmë në aksione ballëpërballë në luftime të afërme në disa metra. Luftëtarët në radhët e “Shqiponjave të Zeza” ishin të përgatitur për luftë, në këtë kohë vija e frontit ishte zgjeruar dhe territori i Vokshit ku përfshin fshatrat Voksh, Sllup, Pobergj, Dranoc, Prejlep, ishin përfshi në flaken e zjarrit dhe popullsia kishte lëshuar vatrat e tyre, numri i luftëtareve ishte jo i mjaftueshëm dhe për të mbuluar ketë territor angazhohen drejtpërdrejt “Shqiponjat e Zeza” njëherit kësaj nësje i bashkëngjitet edhe i riu Arton Tolaj.  Pjesëmarrja e kësaj njësie në fronte te vështira të luftës nuk kaloj pa pasoja, në altarin e lirisë do të vriten  dëshmoret e parë nën ombrellën e njësisë disa u plagosen dhe disa sapo u ballafaquan me luftime te drejtpërdrejta u larguan nga njësia, por duke e parë ketë gjendje të njësisë strukturat ushtarake vendosen të krijojnë një njësi të re për të plotësuar numrin e të vrarëve të plagosurve si dhe ata që u larguan vullnetarisht. Por  për të u dalluar nga të parët këta i quajtën  “ Të Kaftë  ”  për dallim nga të parët që ju thanë të “Zi“ këto emërtime i morën nga rrobat  që mbanin ngjyrë të Kaftë  dhe të Zezë.  Të “Kaftit” përgatitjet i kryen në Gllogjan ishin të vendosur në shtëpinë e Nimon Bajramajt mbi 50 luftëtar u stërviten nga komandanti Ramush Haradinaj, mirëpo me emërimin e tij si Komandant i ZO – të Dukagjinit kjo njësi u bashkua me të paren duke u vendosur në fshatin Irzniq por me tepër se gjysma u larguan dhe ata që mbeten vazhduan luftën, si Visar Miftari dhe Albesian Mata që të dy dëshmor nga Gjakova,  Shaban Tafqiu  nga Tetova Maqedoni i plagosur me 8 gusht 1998, Fadil Sfishta nga Prishtina,  Sabit Kastrati nga Doberdoli i Pejes, Hajdar Vata nga Dashinoci, Sadri Lokaj nga Piskota e Gjakoves, Bela Halili,  Rexhep Nikqi dhe Naim Dashi nga Peja  etj. Barra e qëndresës në Voksh iu ngarkua njësisë “Shqiponjat e Zeza” ku gjatë gjithë qershorit e mbajtën vijën e frontit pothuaj të vetmuar të shpërndarë në disa pozicione duke qëndruar ditë dhe natë nëpër istikame.  Ne fshatin  Prejlep  shkuan disa luftëtar të “Shqiponjave të Zeza” si Sami Lokaj, Taf Çeku, Arben Çeku, Gani Zejnaj etj. Ne ofensivën serbe të qershorit në fshatin Carrabreg shkuan më shumë se 10 pjesëtar të kësaj njësie, Valmir Ukaj, Beg Rizaj, Musë Maloku etj. Forcat e mëdha të ushtrisë dhe policisë serbe në gusht kishin filluar sulmin nga të gjitha anët në drejtim të fshatrave të Komunës së Deçanit, për t’i bërë ballë kësaj ofensive njësia “Shqiponjat e Zeza” i gjejmë kudo ku bëhet luftë. Në Gramaqel plagosen Sami Lokaj, Tafë Çeku,  pastaj Shaban Tafqiu një vullnetar i ardhur nga Tetova në këtë betejë se bashku me këta djem plagoset edhe Enver e Daut Haradinaj .

Pas ofensivës serbe të shtatorit 1998 në ZO-Dukagjinit u bë riorganizimi I UÇK-së edhe njësia “Shqiponjat e Zeza” në radhët e saj inkuadroj luftëtar të rinj si: Bekim Beregjiku nga Drenica ku ishte emëruar zëvendës i Togerit, Fatmir Berisha nga Dashinoci i plagosur me 3.04.1999, Ali Bojkaj, Fidan Mehaj dhe Dem Malaj nga Isniqi, Ramadan, Arben dhe Burim Shala nga Duboviku dhe Yll Salihaj nga Batusha e Gjakovës dhe Ilir Gashi nga Krysheci i Pejës etj.  Njësisë “Shqiponjat e Zeza” që nga themelimi deri në përfundim të luftës tregoj një sukses te jashtëzakonshëm në luftën tonë çlirimtare, shumë djem u vranë u plagosen, disa u larguan nga kjo njësi që në fillim, disa pas ofensivës serbe  të shtatorit 1998, mirëpo u plotësua me vullnetar të ri, disa u rikthyen përsëri duke ju bashkangjitur edhe vullnetareve të ri gjerë në përfundim të luftës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
NDË OHRI   Ndë një vjetë të largët ndë Ohri…