Themelohen tri ndërmarrje publike lokale
Qeveria e Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e 165-të, në të cilën mori disa vendime.
Një ndër vendimet ka qenë edhe themelimi i tri Ndërmarrjeve Publike Lokale: Ndërmarrja publike “Dardana Sh. A. Kamenicë”, Ndërmarrja Publike Lokale “Eko-Llapi Sh. A. Podujevë”, Ndërmarrja Publike Lokale “Eko- Theranda Sh. A.” me 100% aksione nga komunat, të cilat do të veprojnë në emër të aksionarit të vetëm dhe do të ndërmarrin të gjitha veprimet e ligjshme, duke përfshirë regjistrimin sipas Ligjit nr.02/L- 016 për Shoqëritë Tregtare.
Qeveria ka ndarë sot 290.000.00 euro për subvencionimin e ndërtimit të shtëpive për komunitetet joshumicë.
Gjithashtu është aprovuar në parim kërkesa për huamarrje të “Telekomit të Kosovës Sh. A.” në vlerë prej 15 milionë euro.
Kabineti qeveritar ka miratuar Strategjinë për Qeverisje Elektronike 2023-2027 dhe Planin e Veprimit.
Po ashtu është miratuar edhe Programi Nacional për Zhvillim Ekonomik Lokal.
Këto janë vendimet që u morën në mbledhjen e sotme të qeverisë