Themelohet dega e PDK-së në Firence të Italisë, kryetar zgjedhet Leutrim Sejdiu
Në Firence të Italisë, sot është themeluar nëndega e Partisë Demokratike të Kosovës, ku kryetar u zgjodh Leutrim Sejdiu.
Këtë kuvend zgjedhor e përcollën nga afër nënkryetarja Vlora Çitaku, kryetari i Komisionit për Organizimin e PDK-së në mërgatë, njëherit deputeti Elmi Reçica, nënkryetari i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj, deputetja Blerta Deliu – Kodra, kryetari i degës së PDK-së në Itali, Patriot Krasniqi, si dhe anëtari i Këshillit Drejtues të PDK-së, Sadri Shala.
Reçica, përmes një postimi në Facebook ka falënderuar të gjithë veprimtarët për angazhimin e palodhur në mbajtjen e këtij kuvendi.
“Suksese kryetarit të ri Leutrim Sejdiut, në arritjen e objektivave dhe qëllimeve tona të përbashkëta, në interes të shtetit të Kosovës dhe Mërgatës sonë. Nënkryetar u zgjodh Burim Gashi dhe Sekretare e Përgjithshme, Kosovare Zeqiri”, ka shkruar Reçica.