
Themelohet Drejtoria e Policisë për kryeqytetin
Më në fund, qytetarët e kryeqytetit do të kenë Drejtorinë e Policisë.
Ky lajm u bë me dije gjatë takimit të sotëm të kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama me drejtorin e e Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha.
Në kuadër të strukturës së re organizative, Policia e Kosovës ka themeluar edhe Drejtorinë e Policisë së kryeqytetit, e cila është në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Prishtinës.
“Takimi, përveç se ishte njoftues me drejtorin e ri, kishte edhe një qëllim jashtëzakonisht të rëndësishëm për kryeqytetin dhe qytetarët tanë, pra formimin e kësaj Drejtorie. Kjo strukturë do të jetë në shërbim të qytetarëve, dhe do të ndihmojë në adresimin e çështjeve të sigurisë në kryeqytet. Unë u zotova se do të ndërtojmë marrëdhënie të ngushta e të shëndosha bashkëpunimi me këtë Drejtori. Rendi dhe siguria e të gjithë qytetarëve është prioritet”, ka njoftuar kryetari Rama.