Themelohet Federata e Triatlonit të Kosovës

24 dhjetor 2018 | 15:12

Sportit të Kosovës i është shtuar edhe Federata e Triatlonit të Kosovës, e cila është themeluar në Kuvendin e mbajtur në sallën e Shtëpisë së Sportit në Prishtinë.

Në Kuvend janë zgjedhur organet drejtuese, të cilave do t’iu prijë kryetari Vedat Tërmkolli.

Pjesëmarrës në Kuvend ishin 15 delegatë nga pesë klube të tri regjioneve.

Kuvendi u vëzhgua edhe nga Besire Domaniku, anëtare e Bordit Ekzekutiv të Komitetit Olimpik të Kosovës dhe Ibër Alaj, drejtor i Departamentit të Sportit në Ministrinë për Kulturë, Rini e Sport.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këtë vit 22 persona kanë humbur jetën në vendin e…