Themelohet Instituti për Politikë të Jashtme të Kosovës, drejtor zgjedhet Sabri Kiçmari
Është themeluar Instituti për Politikë të Jashtme të Kosovës.
Ky institut do të drejtohet nga Prof. Ass. Dr. Sabri Kiçmari.
“Kuvendi Themelues ka zgjedhur Kryesinë e Institutit në këtë përbërje: Prof. Asoc. Dr. Afrim Hoti, Prof. Asoc. Dr. Arben Hajrullahu, Prof. Asoc. Dr. Bekim Baliqi, Prof. Dr. Ibrahim Gashi, Dr. Hajdin Abazi, Mr. Merita Maliqi, doktorante dhe Prof. Ass. Dr. Sabri Kiçmari”, ka bërë me dije përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” Sabri Kiçmari.
Postimi i plotë i Kiçmarit:
Kumtesë
Më 5. Mars 2019, në Prishtinë, është mbajtur Kuvendi Themelues i Institutit për Politikë të Jashtme të Kosovës. Në Kuvend janë aprovuar Akti i Themelimit dhe Statuti i Institutit për Politikë të Jashtme të Kosovës.
Kuvendi Themelues ka zgjedhur Kryesinë e Institutit në këtë përbërje: Prof. Asoc. Dr. Afrim Hoti, Prof. Asoc. Dr. Arben Hajrullahu, Prof. Asoc. Dr. Bekim Baliqi, Prof. Dr. Ibrahim Gashi, Dr. Hajdin Abazi, Mr. Merita Maliqi, doktorante dhe Prof. Ass. Dr. Sabri Kiçmari.
Kuvendi ka zgjedhur Drejtor Ekzekutiv Prof. Ass. Dr. Sabri Kiçmarin.