Themelohet Këshilli Amerikano-serb i Biznesit, Escobari dhe Hilli pranë Gjuriqit
16 qershor 2023
| 08:15
Në një ceremoni ku kanë marrë pjesë emisari i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe ambasadori i ShBA-së në Serbi, Christopher Hill, dje është themeluar Këshilli Amerikano-serb i biznesit.
Për themelimin e këtij Këshilli ka njoftuar ambasadori i Serbisë në ShBA, Marko Gjuriq, i cili ka publikuar edhe fotografi nga ceremonia.
Gjuriqi ka thënë se kjo ngjarje shënon fillimin e një kapitulli të ri të partneritetit ekonomik mes ShBA-së dhe Serbisë.