Themelohet Këshilli për Organizimin e Kuvendit të degës së PDK-së për Belgjikë, Reçica: Do t’ia kthejmë Kosovës shpresën dhe qeverisjen e mirë
Kryetari i Komisionit për Organizimin e PDK-së në Mërgatë, deputeti, Elmi Reçica, së bashku me bashkëpartiakët Betim Gjoshin dhe Çlirimin Hazirin, po qëndrojë në shtetin e Belgjikës.
“Së bashku me Betim Gjoshin dhe Çlirimin Hazirin, sonte do të marrim pjesë në themelimin e Këshillit për Organizimin e Kuvendit të degës së PDK-së për Belgjikë, të cilët do të jenë të angazhuar në strukturimin e degës dhe themelimin e nëndegëve, të cilat në ditët në vazhdim do të konstituohen në qytetet si: Liege, 9 mars ora 17:00, Sint-Niklass, 9 mars ora 20:30, Roeselare, 10 mars ora 16:00, dhe Tielt, 10 mars ora 19:00.”, ka shkruar Reçica në njoftimin e tij.
Njoftimi i plotë i tij:
Si Komision për Organizimin e PDK-së në Mërgatë këtë fundjavë do të kemi një agjendë të ngjeshur në shtetin e Belgjikës.
Së bashku me Betim Gjoshin dhe Çlirimin Hazirin, sonte do të marrim pjesë në themelimin e Këshillit për Organizimin e Kuvendit të degës së PDK-së për Belgjikë, të cilët do të jenë të angazhuar në strukturimin e degës dhe themelimin e nëndegëve, të cilat në ditët në vazhdim do të konstituohen në qytetet si: Liege, 9 mars ora 17:00, Sint-Niklass, 9 mars ora 20:30, Roeselare, 10 mars ora 16:00, dhe Tielt, 10 mars ora 19:00.
Partia Demokratike e Kosovës, po vazhdon me shtrirjen e strukturave të saj në të gjitha vendet ku jetojnë bashkatdhetarët tanë, të cilët çdo ditë e më shumë po i bashkohen PDK-së, në misionin patriotik dhe shumë fisnik, për ta rikthyer partinë në krye të qeverisë dhe për të ia kthyer Kosovës shpresën dhe qeverisjen e mirë.