Themelohet këshilli për organizimin e Kuvendit të PDK-së për Finlandë, Reçica: Po ndërtojmë një prezence të fortë dhe të koordinuar me mërgatën
Kryetari i Komisionit për organizimin e PDK-së në Mërgatë, deputeti Elmi Reçica, po qëndron në Finlandë. Ai ka takuar mërgaten atje si dhe strukturat e PDK-së. Reçica në llogarinë e vet ka njofruar së është themeluar edhe këshilli për Organizimin e Kuvendit të PDK-së në Finland.
“Me një organizim shumë domethënës për Partinë Demokratike të Kosovës në Finlandë, u themelua Këshilli për Organizimin e Kuvendit. Ky këshill prej 24 anëtarësh, do të kryesohet nga Dren Koci, i cili u zgjodh kryetar.”, ka shkruar ndër tjera Reçica.
Njoftimi i plotë:
Themelohet Këshilli për Organizimin e Kuvendit të PDK-së për Finlandë.
Me një organizim shumë domethënës për Partinë Demokratike të Kosovës në Finlandë, u themelua Këshilli për Organizimin e Kuvendit. Ky këshill prej 24 anëtarësh, do të kryesohet nga Dren Koci, i cili u zgjodh kryetar.
Një hap i tillë shënon një angazhim të fortë për përmirësimin dhe organizimin e aktiviteteve të PDK-së në këtë vend, duke ndihmuar në ndërtimin e një prezence të fortë dhe të koordinuar me mërgatën tonë në Finlandë.