Themelohet Klubi i Shahut “Ali Haskaj”
13 qershor 2020
| 22:01
Në kuadër të ditëve të çlirimit të Kosovës, me iniciativë të bashkëluftëtarëve të UÇK-së dhe disa vullnëtarëve nga fshati Irzniq i komunës së Deçanit, të shtunën është themeluar Klubi i Shahut “Ali Haskaj”.
Ali Sadik Haskaj (1962-2010), ishte ndër luftëtarët më të dalluar në angazhimin e tij për çlirimin e tokave shqiptare në Kosovë, Maqedoni dhe Preshevë, raporton “Epoka e re”.
Ali Haskaj ishte plagosur disa herë në luftimet me forcat pushtuese serbe, por ai ndërroi jetë në vitin 2010.
Klubi i Shahut “Ali Haskaj” ka zgjedhur edhe Bordin Drejtues dhe kryetarin.
Kryetar i Klubit të Shahut “Ali Haskaj” është zgjedhur invalidi i UÇK-së, Avdyl Çeku.