Themelohet komisioni ekzekutiv për luftimin dhe monitorimin e Covid-19 (Emrat)
Qeveria e Republikës së Kosovës e drejtuar nga Kryeministri Avdullah Hoti, ka zhvilluar mbledhjen e shtatë të rregullt, në të cilën ka themeluar Komisionin ekzekutiv për luftimin, monitorimin dhe reagimin ndaj Covid-19.
Ky komision ka për qëllim të shqyrtojë dhe informojë qeverinë për çështje të caktuara në lidhje Covid-19, të këshillojë dhe t’i propozojë qeverisë ndërmarrjen e veprimeve përkatëse për luftimin e këtij virusi, raporton “Epoka e re”.
Anëtarët e komisionit ekzekutiv:
1. Visar Berisha, këshilltar i kryeministrit, kryesues
2. Pleurat Sejdiu, Oda e Mjekëve të Kosovës, anëtar
3. Naser Rrustemi, Oda e Infermierëve të Kosovës, anëtar
4. Fitim Havolli, Sindikata e Infermiereve të Kosovës, anëtar
5. Blerim Kamberi, Oda e Stomatologëve të Kosovës, anëtar
6. Arianit Jakupi, Oda e Farmacistëve të Kosovës, anëtar
7. Naser Ramadani, Shoqata e Epidemiologëve të Kosovës, anëtar
8. Lul Raka, Shoqata e Mikrobiologëve të Kosovës, anëtar
9. Lindita Ajazaj Berisha, Klinika Infektive QKUK-SHSKUK, anëtare
10. Valbon Krasniqi, Klinika Infektive QKUK-SHSKUK, anëtar
11. Dukagjin Zogaj, Klinika e Alergologjisë QKUK-SHSKUK, anëtar
12. Naser Syla, Qendra Emergjente QKUK-SHSKUK, anëtar
13. Lulzim Emini, Asociacioni Kosovar i Anesteziologëve të Kosovës, anëtar
14. Burim Neziri, Instituti i Patofiziologjisë, Fakulteti i Mjekësisë, anëtar
15. Rinë Limani Instituti i Patologjisë, Fakulteti i Mjekësisë, anëtare
16. Burim Seferi, Kryqi i Kuq i Kosovës, anëtar
17. Iliriana Bajraktari, anëtare
18. Përfaqësuesi nga Shoqata e Pulmologëve të Kosovës, anëtar
19. Përfaqësuesi nga Shoqata e Transfuziologëve të Kosovës, anëtar
20. Përfaqësues nga Shoqata e të Drejtave të Pacientëve në Kosovë, anëtar dhe
21. Përfaqësuesi nga Kolegjiumi i Drejtorëve të Shëndetësisë në Komuna, anëtar.