Themelohet Komisioni Hetimor i opozitës për krizën energjetike, kryesohet nga Driton Selmanaj
05 maj 2022
| 16:03
Kuvendi i Kosovës ka miratuar të enjten Komisionin Hetimor për menaxhimin e krizës energjetike nga Qeveria e Kosovës, komision ky i iniciuar nga opozita.
Ky komision është miratuar me 93 vota për.
Ky komision do të drejtohet nga deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj.
Përbërja e plotë e Komisionit Hetimor:
Driton Selmanaj – kryetar
Ferat Shala – zëvendëskryetar
Eliza Hoxha – anëtare
Besian Mustafa – anëtar
Pal Lekaj – anëtar
Artan Abrashi – anëtar
Enver Haliti – anëtar
Jeta Stratovci – anëtare
Mimoza Kusari – Lila- anëtar
Adem Hoxha – anëtar
Fridon Lala – anëtar