
Themelohet Komisioni për hartimin e Projektligjit për financimin e partive politike
29 janar 2018
| 13:51
Qeveria e Kosovës ka themeluar Komisionin për hartimin e Projektligjit për financimin e subjekteve politike.
Po ashtu në mbledhjen e sotme të Qeverisë është aprovuar Koncept-dokumenti për pronësinë dhe të drejtat tjera sendore.
Koncept-dokumenti ka për qëllim të caktojë qartë të drejtën pronësore, titullarët dhe përmbajtjen e tyre si dhe rregullimin e kësaj të drejtë në pajtim me standardet e Bashkimit Evropian (BE).