Themelohet Komiteti Lokal për Siguri Publike në Suharekë

16 shtator 2019 | 15:59

Komuna e Suharekës ka bërë themelimin e Komitetit Lokal për Siguri Publike. Kryetari i kësaj komune, Bali Muharremaj, ka thënë se ky komitet do të jetë nën përgjegjësin e stacionit policor të Suharekës.

Muharremaj ka thënë se siguria e qytetarëve duhet të mbetet prioritet i të gjithë qytetarëve.

“Është bërë themelimi i Komitetit Lokal për Siguri Publike, si një organ këshillues në fshatrat: Bukosh, Vraniq, Savrovë dhe Popolan, zonë e përgjegjësisë së Stacionit Policor në Suharekë – DRP Prizren. Siguria e qytetarëve duhet të mbetet prioritet i të gjithëve”, ka thënë Muharremaj.

/Epoka e re/

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në fshatin Lladroc të Malishevës ka filluar rregullimi i rrugës…