Themelohet Komiteti Ndërministror për Kompleksin Memorial “Adem Jashari”
Qeveria e Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e radhës në të cilën ka miratuar disa vendime nga fushat e përgjegjësive kushtetuese dhe ligjore.
Në këtë mbledhje qeveria ka miratuar vendimin për themelimin e Komitetit Ndërministror për koordinimin e procesit, përzgjedhjen e projektit dhe monitorimin e procesit të implementimit të projektit për Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, në këtë përbërje:
1. Albin Kurti, kryeministri i Republikës së Kosovës;
2. Hajrulla Çeku, ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit;
3. Liburn Aliu, ministër i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës;
4. Rozeta Hajdari, ministre e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë;
5. Hekuran Murati, ministër i Financave, Punës dhe Transfereve;
6. Anëtar i Komitetit, përfaqësues nga familja Jashari;
7. Anëtar i Komitetit – drejtor i Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale të Kosovës;
8. Anëtar i Komitetit – drejtori i Muzeut të Kosovës;
9. Anëtar i Komitetit – drejtori i Institutit të Historisë;
10. Anëtar i Komitetit – drejtori i Institutit Albanologjik;
11. Anëtar i Komitetit – Bekim Jashari, kryetar i Komunës së Skenderajt;
12. Anëtar i Komitetit – përfaqësues nga Shoqata e Arkitektëve; dhe
13. Anëtar i Komitetit – Emin Lati, përfaqësues nga OVL e UÇK-së.
Komiteti Ndërministror obligohet t’i kryejë detyrat e përcaktuara me Ligjin për Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz dhe legjislacionin tjetër përkatës.